Flet kosovari që u bllokua në Aeroportin e Shkupit (Video)

Shpërndaje

Sot gjatë ditës Klan Kosova raportoi për disa kosovarë që kishin mbetur të bllokuar në aeroportin e Shkupit.

Njëri nga udhëtarët i cili ishte duke u kthyer nga Dubai nëpërmjet një lidhje telefonike në Info Magazine, ka folur rreth ecurisë së kthimit në Kosovë.

“Aeroplani ka ateruar në Shkup, pastaj na është thënë se të gjithë qytetarët e Maqedonisë mund të zbresin ndërsa udhëtarët tjerë duhet të kthehen nga kanë ardhur në Dubai”.

“Mirëpo ne kemi refuzuar dhe kemi qëndruar në aeroplan. Kemi qenë rreth 40 persona nga Kosova dhe 2 nga Shqipëria”.

Udhëtari ka treguar se momentalisht janë në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë duke kryer kontrollet për të hyrë në Kosovë.