Gani Geci e bën rrëfimin e padëgjuar për natën e rrethimit të Adem Jasharit me familje

Shpërndaje

RRETHIMI I FUNDIT – I ADEM JASHARIT ME 05 MARS 1998 DHE KTHIMI NË LEGJEND DHE PËRJETËSI

Gani Geci

Më 4 mars në mbrëmje, policia e Serbe, në krye me kriminelin Ilia Trajkoviqin kishin dalë në kodrën e Skenderajt për të vëzhguar terrenin përgjatë kodrës, tonë në terrenin e Llaushës.

Me të dëgjuar ne këtë lajm nga bashkëfshatarët edhe ne dolëm në Kodren e Llaushës me qëllim të vëzhgimit të vendit në kodrën që e lidhë Skenderajn dhe Llaushën ku një orë ma herët kishin qenë policia Serbe.

Fshatarët na shpjeguan se Ilia Trajkoviqi kishte qenë i veshur me një pallto të gjatë, dhe pesë policë tjerë të armatosur me shkorpion të vegjël , dhe se kishin shkuar mbi spital në Skenderaj, deri në kodër, tek shtyllat e betonit te largpërçuesit e rrymës, ku dukej fshati Llaushë pastaj ishin pas kthyer poshtë, rreth orës 15 apo 16.

Edhe me shkuam në të njëjtin vend 1 ose 2 orë ma vonë.

Të gjitha këto lëvizje te policisë Serbe ishin një shenjë që ne të kuptonim se kishte mundësi të ndodhte diçka në ditët në vijim.

Për më tepër shikoni videon në vazhdim: VIDEO