Gazetarja Jeta, LDK-së: Mos e merrni afër zemre sharkimin e Veliut, ja çka do të ndodhë nëse shkojmë në zgjedhje

Shpërndaje

Gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm Agim Veliun, të cilin e ka akuzuar për përhapjen të panikës dhe qëndrim të kundërt me Qeverinë e Kosovës.

Xharra në një postim në Facebook, ka thënë se LDK-ja nuk duhet ta marr “afër zemre” shkarkimin e Veliut, por duhet të krenohet me dy ministrat e saj Lumir Abdixhikun dhe Hykmete Bajramin, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Xharra i ka sugjeruar LDK-së që Veliun ta kthejë në pozitën e kryetarit të Podujevës.

Por, sipas saj, LDK-ja është e interesuar që ta rrëzojë Qeverinë dhe t’ia japë mundësinë presidentit Hashim Thaçi të udhëheq me ligjin.

Ajo ka përmendur tri arsye, për të cilat sipas saj, mund të shpallet “gjendja e jashtëzakonshme”.

Postimi i plotë në Facebook pa ndërhyrje:

LDK-ja ishte dasht me u krenu me atë çka janë duke bo Hykmete N. Bajrami & Lumir Abdixhiku me e menaxhu situatën e COVID 19 momentlisht duke punu 1. në përpilimin sa ma shpejtë të platformës online për fëmijë nëpër shtëpi dhe 2. duke e menaxhu transportin dhe ndalesat nëpër kufinj. Duke pas ministra që janë vigjilent e që s’po japin asnjë shenjë që janë dembela por që janë duke e kry detyrën si duhet, LDK nuk ishte dasht me marr hiç afër zemrës qët shkarkim por në fakt shlirim (bile sugjeroj me ja kthy postin e kryetarit masi ashtu-kshtu su majtën zgjedhjet)! Por, nëse do LDK me rrxu qeverinë e ofenduar nga ky shkarkim, (dhe me ja dhanë mundësinë Presidentit me udhëheq me ligj marshal siç po duket që janë të interesum me bo), atëherë lirisht grahini se elektorati dhe qytetarët nuk janë idiota. Elektorati i LDK-së që e ka votu kryesisht Vjosa Osmanin dhe një mendësi të re ka me e mbajt në mend mirë këtë dramë qatherë kur kalon COVID 19 dhe na shkojmë prap në zgjedhje! Kemi me i kalu nja 6 muaj të COVID 19 duke e kujtu çdo ditë qysh LDK e rrzoj qeverinë në moment kur qytetarit i vyn një qeveri me legjitimitet të zgjedhjes dhe s’e besoj që ka me pas shumë votues që kanë me ja fal këtë budallaki LDK-së.

Përndryshe këto ‘masa e gjendje të jashtzakonshme” bonuni gati që mund të jenë edhe si derë e vogël për:

1. me e hjeke tarifen, per “nevoja te furnimzimit per CoronaVirus”

2. me i dërgu dy-tre ushtarë të FSK-së për me e inicu reagimin e Serbisë me ndërhyrje ushtarake në veri, që masnej me thonë: qe valla u kry “korigjimi i kufinjeve” edhe hajde po pajtohemi me Serbinë.

3. me e monopolizu furnizimin me ushqim e barna te vetëm disa kompanive në mënyrë që vetëm do dosta me bo pare qështu shpejt e shpejt në emël të kLizës.