Kurti: FSK e gatshme t’i dal në ndihmë Kroacisë

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si Qeveri e Kosovës do të shohin mundësitë për të ofruar ndihmë për Kroacinë e cila sot është tronditur nga një tërmet.

Kurti tha se trupat e FSK-së janë të gatshëm t’i dalin në ndihmë këtij vendi.

Sipas tij, në kohën kur institiconet kroate po luftojnë me virusin korona po përballen edhe me pasojat e tërmetit.

Lexoni shkrimin e plotë:

Zagrebin sot e zgjoi tërmeti prej 5.4 ballëve. Në kohën kur institucionet kroate po luftojnë me virusin corona, sot ato duhet të merren edhe me pasojat e tërmetit. Dëmet materiale janë të mëdha por fatmirësisht duket se pa viktima në njerëz.

Si Qeveri e Kosovës do t’i shohim të gjitha mundësitë për të ofruar ndihmën tonë institucionale. Uroj që Qeveria e Kroacisë, Kryeministri i saj z. Andrej Plenković, të ja dalin mbanë e të mos kenë nevojë për ne të tjerët. Gjithsesi, trupat tanë të FSK-së janë të gatshëm si përherë t’i dalin në ndihmë miqve tanë.