Kurti: Ka miell më shumë që duket, grurë më shumë se që bluhet

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nuk ka vend për panik pasi që konsideron se në Kosovë ka më shumë miell se që duhet, dhe grurë më shumë se që bluhet.

“Mendoj se ka miell më shumë se që duket dhe grurë më shumë se që bluhet. Prandaj do të bëjmë gjithçka që mielli mos të mungojë e edhe as ushqimet tjera bazë, jam i bindur se do t’ia dalim”, ka thënë Kurti.

“Kufijtë janë të mbyllur për udhëtarët por jo edhe për mallrat. 20 vjet kemi pas qeveri që tokën tonë bujqësore e kanë bërë beton, asfalt, pika karburanti apo motele për pushim, ka punë derisa na të revitalizojmë bujqësinëtonë në mënuyrë që toka e punueshme të punohet”, ka shtuar tutje ai.