Kurti: SHBA-ja nuk na don kur jemi servil, taksa hiqet por jo pa reciprocitet

Shpërndaje

Gjatë debatit parlamentar për taksën dhe raportet me SHBA-në, kryeministri Kurti edhe njëherë shprehu qëndrimin e tij se taksa do të hiqet por e njëjta do të zëvendësohet me reciprocitet.

Ai tutje tha se SHBA-ja nuk e dëshiron Kosovën dhe Qeverinë servil. “Jam i gatshëm të shkoj në Washingon DC si kryeministër bashkë me ekipin tim dhe me kryeparlamentaren Osmani”.

“Sot nuk është çështja tek heqja e tarfiës por heqja e reciprocitetit, beteja po bëhet për reciprocitetin, reciprociteti buron nga barazia, tarifa do të hiqet por reciprociteti nuk guxon të braktiset”.

“SHBA-ja nuk na duan neve servil është gabim të mendojmë që nëse jemi servil atherë na duan më shumë.”