LAJMI I FUNDIT: Mbyllet gjithçka, vetëm barnatoret dhe dyqanet ushqimore do të punojnë

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sapo ka sjellur vendim për mbylljen e tëgjitha bizneseve afariste përveç barnatoreve dhe dyqaneve ushqimore.

Lajmin e ka bërë të ditur zv.kryeministri Bujar Osmani:

Sapo përfunduam mbledhjen e Qeverisë në të cilën vendosëm që të mbyllen plotësisht gjitha kafeteritë, restoranet, çajtoret, bizneset, përveç SUPERMARKETET dhe BARNATORET si dhe USHQIMORET por vetëm për porosi!

Masa shtesë për ballafaqimin me virusin Korona

Sot, më 14.03.2020, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli masa shtesë, me qëllim të ballafaqimit në mënyrë sa më efikase me përhapjen e Coronavirusit.

• Mbyllen të gjitha dyqanet në qendrat tregtare në vend, do të punojnë vetëm marketet, farmacitë dhe restorantet që do të përgatisin ushqime me porosi online;

• Ndërpritet puna e të gjithë restoranteve, kafeneve, bareve, kazinove, bastoreve sportive dhe objekteve tjera shërbyese;

• Brenda 48 orëve pas vendimit mbyllet aeroporti i Ohrit, përkatësisht, pika kufitare e aeroportit;

• Mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare për këmbësor, përveç, Tabanovcë, Devebair, Qafë Thënë, Bogorodicë dhe Bllacë që do jenë të hapura për udhëtarë me makina;

• Në Republikën e Maqedonisë sē Veriut u ndalohet hyrja shtetasve të huaj që vijnë nga shtetet përveç me rrezikshmëri të lartë edhe e shtetasve me rrezikshmëri të mesme ku është i përhapur Coronavirusi përveç atyre që kanë lejeqëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm.