Kosovë / Buxheti i vitit 2020 votohet në mesnatë

Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se duhet pritur për një ose dy orë, që të votohet në lexim të dytë Projektligji i Buxhetit për vitin 2020.

Ajo tha se janë në pritje të rekomandimit nga Komisioni për Buxhet.

Seanca për votimin e buxhetit të Kosovës është thirrur e jashtëzakonshme sot në orën 15:00 për shkak të gjendjes me koronavirus në vend.

Deputetët e Vetëvendosjes iniciuan një mocion për shmangie nga afatet procedural dhe të shkohet me procedurë të përshpejtuar në votim, diçka që u kundërshtua nga partitë opozitare.

Mocioni u votua pa prezencën e opozitës në sallë, gjë që pastaj ngjalli debat mes deputetëve ku opozita kritikoi pushtetin se po e shfrytëzojnë gjendjen e jashtëzakonshme për të kaluar buxhetin pa u japur mundësi deputetëve të shprehin qëndrimet e tyre.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2 miliardë e 357 milionë euro