LSDM: 34 mijë amvisëri kanë ndihmë minimale të garantuar

Shpërndaje

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se janë siguruar 777 banesa sociale dhe ndihmë e garantuar për 34 amvisëri.

Nga kjo parti thonë se qytetarët i ndjejnë përfitimet e politikave të tyre ekonomike dhe sociale.

“LSDM e di se mund edhe më mirë. Kujdesi për të varfërit dhe kategoritë e prekura do të vazhdojë. Deri në fund të mandatit, ndihma sociale që është rritur për 300 përqind, do të zgjerohet për 34 mijë amvisërië, si ndihmë minimale e garantuar, ndërsa 65 mijë fëmijë do të marrin shtesë fëmijërore”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se pas marrjes së mandatit pas zgjedhjeve të 12 prillit, do të vazhdojnë me reformat ekonomike dhe sociale.

Postimi i plotë i Muhamed Zekirit: