Maqedonia e Veriut, Presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë (Video)

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski para pak minutash para selisë së Presidencës, në Vilën Vodno, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të marrë lufta kundër koronaviruasit.

Fjalim i jashtëzakonshëm i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të situatës me koronavirusin.