Meta bie ne gjunjë! Bën shqiponjën para protestuesve (Video)

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta deklaroi në tubimin e thirrur prej tij se do të firmosë në shesh dekretin për shpërndarjen e Parlamentit dhe për anulimin e ligjit që ndryshon formulën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Meta është betuar para shqiptarëve në Bulevard se do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

Meta tha se mazhoranca është fajtore për largimin e opozitës nga Kuvendi ndërsa akuzoi qeverinë se me grushtin e shtetit po të ecën me të njëjtin ritëm të shpopullimit të vendit, por ai shtoi se nuk do ta lejojë këtë. “Jam i lumtur që zëri juaj po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë. Tani para se të firmos dekretin për ligjin e betimit tek Lana. Kush është pro të ngrejë dorën? Rroftë Republika, rroftë shteti i të drejtës! Nuk kënaqem me kaq. Dua shpërndarjen e parlamentit”, tha Meta.

Sot ai firmosi dekretin kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues. ndërsa tha se qytetarët i kërkuan të firmosë edhe një dekret për shpërndarjen e parlamentit. Ai tha se do ta bëjë këtë më pas.

Ai theksoi se do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës të kapur nga Qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe se nuk do të dorëzohet në këtë përpjekje. “Presidenti i Republikës ulet në gjunjë vetëm përpara flamurit kuqezi. Këtë ta dëgjojnë mirë bandat dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkallmojë sovranitetin dhe kushtetutën tuaj. Neni 2 i kushtetutës që votuat në 98 thotë sovraniteti i republikës së Shqipërisë i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta, por si presindeti juaj, si i vetmi institucion legjitim demokratik që ka mbetur në këtë shtet, për të dëgjuar zërin tuaj. Sepse kur institucionet bien, ngrihet populli. Dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkët”, tha Presidenti.

Ai është shprehur se do të jetë ushtari i parë i vendit që do të mbrojë Kushtetutën. Në fjalën e tij, Meta është shprehur se vendi po futet në një krizë ekonomike pasi financat kanë rënë ndërsa borxhi publik është rritur dhe përfituesit e vetëm janë oligrakët dhe ata që kreu i shtetit i quan klanet e maxhorancës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur që të ulet në gjunjë para protestuesve që kanë dalë për t’ju përgjigjur thirrjes së tij. Ai shpesh herë është parë duke ndritur dy gishtat lartë dhe duke bërë shqiponjën.

Kjo protestë e Metës vjen kund mazhorancës që sipas tij po kap Gjykatën kushtetuese dhe po bën “grusht shteti”.

Meta ka paralajmëruar edhe firmosjen e një dekreti në përfundim të këtij manifestimi.