“Arkivoli i vendosur para Qeverisë”, Haradinaj: Nuk është kërc.ënim, është vetëm një veprim simbolik. Selimi: Nuk u frikohemi kërcë.nimeve

Shpërndaje

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur shefit të grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimit, pasi ky i fundit ka pyetur se a përbën kërc*ënim vendosja e arkivolit para ndërtesës së Qeverisë.

Në seancën e thirrur në Kuvend, Haradinaj ka thënë se vendosja e arkivolit nuk është kërc*ënim, por një veprim simbolik, njofton Klan Kosova.

“Nuk mendoj se deputet e opozitës patën gjuhë fyese. Përderisa flet një deputet në foltore është mirë të dëgjohet”.

“Kur provokohet një deputet – natyrisht se merr ndonjë reagim. Më vjen shumë keq kur një deputet i nivelit të lartë vjen në nivel me Listën Serbe”.

“Sa i përket arkivolit nuk është kërc*ënim, është vetëm një veprim simbolik”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se nuk i frikohen kërc*ënimeve.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa po komentonte një aktivitet të aktivistëve të AAK-së jashtë objektit të Qeverisë me një arkivol.“Nuk i kuptojmë mesazhet e opozitës me arkivol. A është kërc*ënim kjo? A mendoni që na ndalë?”, pyeti Rexhep Selimi, duke theksuar se nuk u frikohen kërc*ënimeve.Rreth këtyre komenteve reagoi deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.“Nuk është kërc*ënim, është aksion simbolik”, tha Haradinaj.KALLXO.com raportoi rreth këtij aktiviteti të aktivistëve të AAK-së.Policia përgënjeshtroi deklaratat e AAK-së për kinse arrestimin e këtyre aktivistëve.Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është duke u mbajtur rreth vendimit të Qeverisë për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake.Kjo seancë është thirrur me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë tarifën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj.Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që tarifa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia.