Ministri Agim Veliu merr vendim për pezullim të pagesës për regjistrimin e mjeteve

Shpërndaje

Ministi i punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka marr vendim që të pezullojë përkohësisht afatin për pagesën e Policës së Sigurimit për regjistrimin e mjeteve.

Veliu përmes një statusi në Facebook ka thënë se vendimi është marrë duke u bazuar në “nenet 10 dhe 11 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, nenit 8 të Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe duke u bazuar në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë nr. 01/09″.

Postimi i plotë:

Sot kam nënshkruar vendimin për pezullim të përkohshëm të afatit kohor prej pesë ditëve, nga dita e bërjes së pagesës së Policës së Sigurimit për regjistrimin e mjeteve, e cila është paraparë në Udhëzimin Administrativ nr. 07/2019 për Regjistrimin e Mjeteve.

Ky vendim është marrë duke u bazuar në nenet 10 dhe 11 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, nenit 8 të Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe duke u bazuar në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë nr. 01/09.

Sipas këtij vendimi, pezullohet përkohësisht zbatimi i paragrafit 1 dhe 3 të Udhëzimit për Regjistrimin e Mjeteve, ku të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të bëhen në secilën Qendër për Regjistrimin e Automjeteve të rajonit përkatës, përkatësisht vendbanimit të pronarit të mjetit.