Ministri Vitia: S’ka arsye për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Shpërndaje

Ministri i Shëndetesisë, Arben Vitia tha për media se nuk ka arsye që të shpallet gjendja emergjente në vend.

Vitia bëri të ditur se kanë mbi 500 shtretër në dispozicion dhe se edhe spitalet private u kanë premtuar se do t’I dalin në ndihmë.

“Për momentin nuk shohë arsye për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ne ende nuk kemi përdorur as gjithë kapacitetet që kemi. Në kemi në dispozicion 500 shtretër dhe edhe 500 të tjerë mund t’i kemi”, tha ai.