Pas 13 muajve, Abduli nga Shkupi gjendet i vdekur

Shpërndaje

Pas 13 muajve zhdukje, është gjetur trupi i pajetë i Aliben Abdulit nga Shkupi. Lajmin e dhimbshëm e ka ndarë me opinionin familja e tij, transmeton Gazeta Lajm.

Familja ka falenderuar të gjithë ata që kanë treguar interes të ju ndihmojnë në gjetjen e babait.

“Sot familja jonë e mori këtë lajm të dhimbshëm dhe duam ta ndajmë me të gjithë ju që na përkrahët dhe na dhatë forcë gjatë këtyre 13 muajve”, ka shkruar vajza e tij Melisa në rrjetet sociale.