Qeveria merr vendim: Mbyllen shkollat dhe ndalohen tubimet masovike

Shpërndaje

Nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, vjen vendimi zyrtar ku njoftohet se për 14 ditë do të mbyllen institucionet arsimore, do të ndalohen takimet masovike, kulturore, sportive, etj.

Në vendimin zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se kushdo që nuk i respekton rregullat e vendosura do të ketë penalizime sipas kodit penal.

Ja çfarë thuhet në Venndimin zyrtar:

1. Në afat prej 14 ditësh mbyllen të gjitha institucionet arsimore në vend;

2. Ndalohen të gjitha takimet masovike (kulturore, sportive etj.);

3. Vetizolim për të gjitha personat që vijnë nga vendet e prekura në afat prej 14 ditësh;

4. Këshillohet që personat më të rritur dhe të sëmurët me sëmundje kronike ti evitojnë daljet publike;

5. Këshillohet që të mos udhëtoni në vendet e prekura me koronavirus;

6. Personeli shendetësor i angazhuar në procesin zgjedhor të largohen dhe të njejtët të zëvendësohen;

7. Ata të cilët nuk i respektojnë këto rregulla do të dënohen sipas kodit penal.

Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore. Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshi edhe çerdhet, në 14 ditët e ardhshme, të lirohen punëtorët nga obligimet në këto institucione. Një prind për fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, lirohet nga puna në 14 ditët e ardhshme. Ndërpritet mësimi në arsimin e lartë.
Ndërpriten tubimet publike me mbi 1000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhshëm”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

“Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”, tha Filipçe.