Rama thotë se mitingu i Ilir Metës është unik për nga idiotizmi (Video)

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se protesta e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është unik për shkak se e ka thirrur një president i një vendi demokratik.

Ai po ashtu ka shtuar se nuk mbanë më shumë pushtet se që ia ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

Ilir Meta organizoi një protestë sot para Qeverisë.

“Unë besoj nëse nuk gabohem se do të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që presidenti i republikës parlamentare, aq më tepër në kushtetutën tonë që e përfaqëson presidentin si simbol kombëtar mbi palët”, thotë Rama.

“E bënë këtë miting edhe më madhështor për nga unikaliteti i vetë, dhe më leni të them për nga idiotllëku i vetë”

Tutje ai ka thënë se opozita e një vendi nuk muhnd të pyetet nëse dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje apo jo, duke lënë të kuptohet se mospjesëmarrja e tyre në zgjedhjet lokale nuk ka shpjegim.

Ai ka thënë se mospjesëmarrja në zgjedhje në një kohë kur Shqipëria po futej në procesin e fillimit të negociatave për antarësim në BE, nuk ka kuptim.

“Asnjë nga ndodhitë nuk e justifikon largimin nga zgjedhjet”, shton ai. /Express/