Reagon ASH-Haraçinë: Komuna të ju kërkoj falje qytetarëve të Haraçinës

Shpërndaje

Reagim: Aleanca për Shqiptarët-Dega Haraçinë

Skandaloze,nënçmuese dhe trishtuese

Të nderuar banorë të Haraçinës,të rinjë e të reja,shumë të respektuar ish-ushtarë të UÇK-së,invalid të luftës dhe shumë të ç’muara Familje të Dëshmorëve.
Kjo që po ndodhë me Komunën tonë është më shumë se skandaloze,është nënçmuese,është trishtuese dhe jasht ç’do logjike të shëndoshë.

Paramendoni faqja zyrtare e Komunës bën njoftim për hapjen e shtabit të LSDM në Haraçinë..

Parashtrohet pyetja:

1. A’thua Komuna është pronë private e dikujt që mund të bëj me të ç’far të dojë dhe si të dojë?

2.A’thua aq poshtë ka rënë Haraçina që me u nënçmu intelegjenca e rinisë së shkolluar Haraçinase saqë disa mendojnë se ky popull nuk kuptonë asgjë nga ligji,e nga demokracia..

3. A’thua me ç’ka e merituam këtë nënçmim kaq të madhë që po i bëhet një vendi siç është Haraçina me këtë histori e lavdi,me aq shumë sakrificë,me aq gjakë të derdhur që sot dikush Komunën tonën ta trajtojë si pronë partike e private.

4. Pse po mendoni se Haraçinasit janë aq të pa zotë dhe aq të nënshtruar sa që pa pikë turpi abuzoni me pronën e 15 mijë qytetarëve dhe e tallni atë?

5. Kërkojmë që urgjentisht ti kërkoni falje Haraçinasve dhe të hiqni atë njoftim nga faqja e Komunës sepse ato janë paratë e qytetarëve të Haraçinës.

Ky keqpërdorim i parave të qytetarëve për interesat partiake të mos përsëritet më asnjëher të vetme.

Kjo që bëni ju,nuk ndodhë as në Korenë e Kim Jongut që nuk bëni dallim nga instirucioni publik dhe partia politike,kjo logjikë e juaja flet shumë se për ju në rend të parë është partia e pastaj qytetari Shqiptarë.