Rr.ena i ka këmbët e shkurtra

Shpërndaje

Shkruan: Prof. Arbër Çeliku

Në vazhdimësi e kam ngritur çështjen se LSDM-ja po e promovon në mënyrë jo parimore konceptin e multietnicitetit dhe, kjo tashmë u vërtetua me shpalljen e listave për deputetë. Oferta që ia bëri argatit të saj shqiptar është fyese, denigruese dhe përçmuese. Lëre që në njësitë zgjedhore 3 dhe 4 nuk i dha asnjë vend, por edhe të njësitë me popullësi dominuese shqiptare i garantoi 1 vend të parë dhe 2-3 vende të tjera periferike, që as pas një shekulli nuk do të arrijnë të fitojnë deputetë. Kjo e dëshmon tezën time të para disa javëve (të publikuar në media me titull: “Kalorësit e arratisur”), se qëllimi mikro i koalicionit parazgjedhor ishte përfitimi i 2-3 individëve në kurriz të votuesve patriotë dhe të mosinformuar siç duhet, kurse qëllimi makro, i stërlexuar tashmë për ne, të cilët i ndjekim me vëmendje proceset politike-shoqërore, është përfitimi në kurriz të multietnicitetit joparimor dhe dobësimi i potencialit politik shqiptar në RMV si dhe minimi përfundimtar i çështjes tonë kombëtare…