Rashidi: Fitorja e koalicionit LSDM-BESA, e padiskutueshme

Shpërndaje

Anëtarja e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, njëherit edhe kandidate për deputete në zonën 5, Melinda Rashidi sonte ka qenë e ftuar në emisionin Click Plus në TV21 për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 12 prillit dhe pjesmarrjes së grave në partitë politike.

Mes tjerash, Rashidi ka deklaruar se euforia e koalicionit LSDM-BESA po ndjehet gjithkund dhe se fitorja e këtij koalicioni tashmë është e padiskutueshme.