SKANDAL: BDl me aktivitet të rrezikshëm paralel, 10.000 aktivist do t’i vizitojnë të izoluarit nga Korona

Shpërndaje

BDl ka filluar një aktivitet paralel me atë të Ministrisë së Shëndetësisë, që rrezikon të shpërndajë edhe më shumë virusin Korona në mbarë vendin, njofton Europort.mk. Kjo parti ka hapur një linjë telefonike dhe ka paralajmëruar se 10 mijë aktivist partiak (jo profesionist të fushës), do të vizitojnë dhe ndihmojnë çdo të moshuar dhe qytetarë të izoluar nga Korona virusi KOVID19 që do të kërkojë ndihmë. Ata do të jenë të shpërndarë në tërë vendin ndërsa do të lëvizin në kundërshtim me rekomandimet e Qeverisë për të reduktuar lëvizjet dhe kontaktet e panevojshme me njerëz.

“Ndërsa jemi në pritje të çeljes së fushatës për zgjedhjet parlamentare, BDl ka vendosur që mbi 10 mijë aktivistët e vetë, t`ja vendosi në dispozicion qytetarëve më vulnerabël dhe ata në nevojë. Vullnetarët e #Kujdesemi do të shpërndahen në çdo pjesë të RMV për të ndihmuar të moshuar, apo ata që kanë vendosur për një arsye apo tjetër për të qëndruar në shtëpi. Sot, është dita për t`u solidarizuar dhe lënë mënjanë ndasitë dhe luftën politike të ditës”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDl-së.

Skandali është edhe më i madh kur kemi parasyshë se ky aktivitet i rrezikshëm paralajmërohet nga një ish ministër i shëndetësisë./Europort/