Thaçi: Çdo lider i Kosovës do të pensionohet para kohe se sa të largohen trupat amerikane nga Kosova

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencë për media duke treguar se kryeministri Albin Kurti e ka refuzuar edhe ftesën e radhës që ai ia ka dërguar për takim.

Përveç kësaj, Thaçi foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, ku tha se të gjithë liderët janë të zëvendësueshëm por raportet me SHBA-të janë të pazëvendësueshme, shkruan Gazeta Insajderi.

“Mendoj që ne duhet të jemi shumë koshient dhe të përgjegjshëm dhe të vazhdojmë që të mbesim miq me SHBA-të. Të gjithë liderët në Kosovë janë të zëvendësueshëm. Raportet me SHBA-të janë të pazëvendësueshme. Çdo lider i Kosovës do të shkojë në shtëpi të vet, të pensionohet para kohe se sa të largohen trupat amerikane nga Kosova”, është shprehur Thaçi.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, që të takohen sa nuk është bërë vonë për Kosovën, duke theksuar se tashmë janë krijuar situata dramatike në vend.