Zaevi: Për uljen e pagave të administratës, do të vendosë Qeveria

Shpërndaje

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, tha se ai mbetet në qëndrimin e uljes së pagës për administratën në 14 500 denarë, por Qeveria do të kishte fjalën e fundit.

Në pyetjen specifike të gazetarit – nëse ai i qëndron propozimit të bërë më herët, Zaev u përgjigj:

“Unë i qëndroj asaj që kam thënë më herët, sepse jam seriozisht i vetëdijshëm për situatën ekonomike që po kalojmë, por e theksoj edhe një herë, palët janë një, qeveria është një tjetër, qeveria është shteti, qeveria është mbi të gjitha. Palët mund të sugjerojnë, por vendimi final i takon qeverisë”, tha Zaev.

Debati i plotë: KËTU