Zekiri: Koalicioni me Lëvizjen Besa është historik për vendin

Shpërndaje

Muhaned Zekiri në intervistën për Gazeta Express në lidhje me koalicionin parazgjedhor në mes të LSDM-së dhe Lëvizjes Besa ka thënë se paraqet një hap të rëndësishëm në mardhëniet në mes dy komuniteteve më të mëdha që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Express.

“E jona është të kërkojmë përkrahjen e popullatës e për këtë shkak është bërë edhe koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Besa dhe është hera e pare në historinë e këtij vendi të ndodhë një koalicion parazgjedhor për zgjedhje parlamentare në mes të subjekteve maqedonase dhe shqiptare, ku bëjnë pjesë edhe subjekte nga përkatësitë tjera etnike, ku përfshihen turqit, boshnjakët, romët dhe të tjerë dhe për këtë nuk kemi dyshim se do të fitojmë. Fituesin dhe numrat i përcaktojnë qytetarët dhe ajo e bën qeverinë, dihet se 61 votë janë të nevojshme për të formuar qeverinë dhe ne shpresojmë se do të kemi numër të mjatueshme të votave për ta formuar qeverinë e ardhshme, e qëndrimi im sa i përket BDIsë tashmë është i qartë. Të vetmit që kanë reaguar kundër këtij koalicioni dhe të parët që reaguan ishte pikërisht BDIja e kjo tregon se ne jemi në luftë. Kjo është marrëveshje historike sipas subjektit tone e kjo është mirëpritur nga të gjithë qytetarët, edhe në fqinjësi tek ne, por edhe tek faktori ndërkombëtar pasiqëkemi arritur të krijojmë një atmosphere të tillë për dy vite e gjysëm duke pasur parasysh se ku kemi qenë e ku jemi tash dhe për këtë shkak ne e quajmë këtë marrëveshje me Lëvizjen Besa si marrëveshje historike, e cila do të mbahet mend se jemi të parët që e kemi bërë një koalicion të këtillë I cili do të jep rezultate positive për gjithë shoqërinë në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri.

Zekiri ka thënë së bashku me Lëvizjen Besa dhe partitë tjera të komuniteteve jo shumicë që jetojnë në RMV do të synojnë që të arrijnë kuotën e 61 deputetëve, pasi aq edhe duhet që të mund të krijohet qeveria.

Për më tepër shikoni videon në vazhdim: