ZYRTARE/ “Ethet” e koronavirusit, Premier League pezullon kampionatin

Shpërndaje

Zyrtarisht edhe Premier League ka pezulluar kampionatin.

Sipas raportimeve nga të gjitha mediat angleze, thuhet se është rënë dakord që futbollit të pezullohet deri në datën 4 prill.

“Pas një mbledhjeve urgjente sot, u vendos unanimisht që të pezullohet Premier League, me qëllim të kthimit më 4 prill, në varësi të këshillave mjekësore dhe kushteve që janë atë kohë”, thuhet në njoftim.

Shefi ekzekutiv i Premierligës ka shtuar: “Mbit ë gjitha, ne i urojmë Mikel Arteta dhe Callum Hudson Odoi shërime të shpejta, dhe të gjithë të tjerëve të prekur nga Covid-19”.

Ky vendim ishte i pritshëm, pasi në Premier League numërohen plot pesë klube që janë futur në karantinë nga frika se një nga lojtarët ose stafi janë të infektuar me virusin e tmerrshëm.

Bëhet fjalë për Arsenal, Chelsea, Everton, Leicester dhe Bournemouth.