Takimi Thaçi-Kurti, pa shtrëngim duarsh

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Albin Kurti po zhvillojnë takimin e parë pas një sërë përlasjesh lidhur me taksën dhe dialogun me Serbinë. Kurti në konferencë për media bëri të ditur se nuk do t’i shtrengojnë duart me presidenti, për shkak të parandalimit të koronavirusit.

Kërkesa e Kurtit që të takohet me Thaçin ishte që ky i fundit t’i reforohet Kurtit si kryeministër e jo si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Presidenti Thaçi ka kërkuar në qeveria që të heq taksën me Serbisë që sipas tij është kërkesë e SHBA-së për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Kurti nga ana tjetër insiston që taksa të hiqen gradualisht dhe të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

Zyrtarë të lartë amerikan gjithashtu ka kërkuar me ngulm heqjen e taksës ndërsa nuk kanë munguar as kërcënimet me sanksione nëse qeveria refuzon këtë kërkesë.

Biseda ‘blic’ e Thaçit dhe Kurtit: Me të hyrë kryeministri Kurti në objektin e Presidencës, Thaçi i është drejtuar: “Kryeministër, e kemi ba pa duar”.