Taravari: A janë të testuar nga Koronavirusi “10 mijë aktvistat” e BDl-së?

Shpërndaje

Shkruan: Sekretari gjenral i ASH-së dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit, Dr.Arben Taravari

BDl-ja vazhdon të habisë!

Kështu në kuadër të statusit pandemik që ka përfshirë globin, kjo parti, ka gjetur strategjinë e saj për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës. Duhet thënë që strategjia bazohet në filozofinë e Spajdermenit, një superhero fiktiv, i famshëm kudo në botë. Kështu BDl-ja, ofron mbi 10 mijë aktivistë që të bëjnë pazarin për grupet më vulnerabël.

Tani duke qenë se kemi shumë mjekë në partinë tonë, na lind një pyetje fondamentale:

A janë të testuar për COVID-19 këta 10 mijë aktivistë?!

Sepse sipas frekuencës së përhapjes bazuar në shtete ku infeksioni ka marrë përmasa shpërthyese, kuptohet që problemi i madh i këtij virusi është që rreth 80% e të prekurëve nuk shfaqin asnjë simptomë, por ama infekton pikërisht atë 20% vulnerabël që do t’i bëj pazarin BDl-ja!!!

Duke e quajtur këtë një gafë me qëllim të mirë, ju ftojmë të mendoheni mirë para se të shpallni iniciativa të tilla sepse në rast se do ta vinit në zbatim duhet të ndiqeni ligjërisht për rrezikim të jetës së njerëzëve!