Marko Gjuriq, thirrje serbëve t`i respektojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës

Shpërndaje

Duket se lufta ndaj pandeminë COVID-19, e ka ‘mposhtur betejën politike’ në Komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë nga komuniteti serb. Kjo pasi që Marko Gjuriq ka bërë thirrje që të respektohen vendimet e institucioneve shëndetësore në Prishtinë.

Më herët Gjuriq kishte bërë thirrje që qytetarët e veriut të respektonin orën policore të vendosur nga Qeveria e Serbisë.Ministria e Shëndetësisë ka marrë një varg masash të reja të kufizimit të lëvizjes pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues vendimin e mëparshëm të qeverisë, ndërsa sot kanë hyrë në fuqi këto masa. Duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme, qytetarëve u lejohet të lëvizin jashtë shtëpive të tyre deri në 90 minuta në ditë, sipas një orari të bazuar në numrin e parafundit të numrave personal. Sot kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq ka njoftuar se këto masa do të zbatohen edhe në komunat në pjesën veriore të Kosovë, dhe për qytetarët me letërnjoftime serbe, orari do të përcaktohet bazuar në numrin e fundit të regjistrimit të letërnjoftimeve të tyre.

“Këto masa nuk janë kundër askujt, këto masa nënkuptojnë shpëtimin e jetës për ne”, tha Rakiq.Paraprakisht edhe Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në profilin e tij në Facebook, kishte njoftuar me vendim të institucioneve të Prishtinës, banorët në Komunat e veriut do të lejohen të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë. Deri më sot në komunat në veri, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë shfaqur 51 raste me COVID-19, ndërsa janë shëruar 3 pacientë, dhe kanë pësuar 2 vik*tima. Mitrovica e Veriut ka numrin më të madh të të prekurve, me 23 raste, ndërsa pasohet nga Zveçani me 13 raste dhe Zubin Potoku me 8 raste dhe Leposaviqi ka 6 raste. Kur kanë kaluar 32 ditë që kur është shfaqur rast i parë me COVID-19 në Kosovë deri më sot janë në total janë shfaqur, 387 raste, ndërsa janë 66 pacientë të shëruar kurse sot ka pësuar edhe vik*tima e 9 nga pandemia e Coronavirusit.