Bekim Jashari: Familja e Ramadan Tahirit tani u bë me shtëpi të re

Shpërndaje

Kryetari i Komunës Skenderaj, Bekim Jashari nëpërmes rrejtit social facebook njofton se familja e Ramadan Tahirit tani u bë me shtëpi të re, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plote:

Familja e Ramadan Tahirit tani u bë me shtëpi të re, kjo falë ndihmës së donatorit, babait të pronarit të kompanisë “Syla Group”, Latif Syla.

Ne emër të komunës, shprehi falënderime për kompaninë “Syla Group”, Latif Syla si dhe pronarin e kësaj kompanie, Mustafë Syla, për ndihmën e ofruar familjes, në plotësimin e nevojave të tyre sidomos në këtë kohë kur stina e dimrit po afrohet.