A do t’i bashkohet Halil Kastrati ndonjë partie politike në Kosovë?

Shpërndaje

Themeluesi i shoqatës, “Jetimat e Ballkanit”, nuk e sheh vetën në politikë, në një të ardhme të afër apo të largët.

Kastrati në një intervistë për lajmi.net shprehet se nuk ka as kohë të mendojë t’i bashkohet ndonjë partie politike.

“Edhe me dashtë me mendu, s’kam kohë. Shumë shpresoj që të mbetem këtu ku jam, deri në fund të jetës sime”, thotë ai.

I pyetur rreth raportimeve që e lidhin atë me ndonjë subjekt të caktuar politik, Kastrati thotë se ai ka bashkëpunim me të gjitha partitë, mirëpo se lidhshmëria e tij është vetëm me popullatën dhe jo rrymë të caktuar politike.

“Në aktivitete tona shohim shumë liderë politik. Gjatë eventeve që mbajmë u bëjmë thirrje të gjitha partive politike, dikush përgjigjet, dikush jo. “Jetimat e Ballkanit” është e të gjithëve, na jemi me të gjitha partitë. Ndoshta jemi partia më e madhe, partia e krejt popullit. Është një vend, që kemi arrit me e kthy besimin e krejt masës”, ka thënë Kastrati.

Intervista e plotë:

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=933549383729198