Abdixhiku për situatën me Covid 19: Tre ditët e fundit rrezikuam gjithçka, edhe pak durim, qëndroni në shtëpi!

Shpërndaje

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku thotë se Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e sheshtë dhe ky është lajm shumë i mirë.Ai thotë se kjo ndodhur falë mobilizimit institucional dhe mbi të gjitha – falë sjelljes sonë kolektive ndaj Covid 19.

Tutje Abdixhiku shton se këto tre ditët e fundit ishin pak më ndryshe pati më shumë lëvizje dhe kjo mund të ndikojë tepër negativisht .

“Por, fatkeqësisht, këto 3 ditët e fundit ishin krejt ndryshe. Sikur e humbëm durimin disi në fund. Rrugë të mbushura, vetura përplot, lëvizje të zakonta. Nga i gjithë ky çlirim? Britania i ka shënuar 700 të vdekur veç sot. Me mijëra të tjerë – në ditë – vazhdojnë të vdesin në Spanjë, Itali, Francë e SHBA. Janë vendet më të fuqishme këto. Sistemet e tyre shëndetësore po gjunjëzohen. Kështu – për pak ditë – e krejt pa nevojë, po e rrezikojmë gjithë suksesin tonë. Kur të shpërthejë do të jetë krejt e kotë përpjekja jonë e deritanishme. Ndikimet e sotshme do t’i shohim një javë nga sot” shkruan abdixhiku në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: