Arrin në 663 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, 13 raste të reja

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bën me dije se janë 29 raste të reja dhe 29 të shëruar në 24 orët e fundit.

13 nga rastet e reja i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID-19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi. Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren. Deri në këto momente janë testuar 6,509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar numrin e të shëruarëve nga COVID-19 në 385”, tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.