Dalin rezultatet e 24 orëve të fundit për COVID-19 në Maqedoni, nuk do e besoni sa ka arritur shifra

Shpërndaje

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus. Të shpërndara sipas qyteteve: Shkup – 14, Kumanovë – 21, Shtip – 1, Prilep – 9, Tetovë – 12, Strugë – 1, Veles – 1, Manastir – 2, Gostivar – 1, Radovish– 1, Krushevë – 2, Koçan – 7.

Ministria e Shëndetësisë informon po ashtu se në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë edhe një person nga Struga i moshës 63-vjeçare i infektuar me Kovid 19. Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhen 15 pacientë nga ata 11 ndodhen në ventilim mekanik. Ndërsa 3 persona janë lëshuar nga spitali.

Me të dhënat e ditës së sotme numri i të prekurve me koronavirus në vend shkon në 555 të infektuar. Të shpërndarë sipas qyteteve:

Shkup – 235, Kumanovë -114, Dibër – 49, Shtip – 19, Prilep –33, Tetovë – 29, Strugë – 24, Veles – 10, Manastir – 6, Оhër – 3, Kavdar –2, Gostivar – 4, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2,
Kriva Pallankë – 2, Radovish -3, Krushevë – 2, Koçan – 14.