Familja e madhe nga Kaçaniku braktis LDK-në, i bashkohet partisë së KURTIT

Shpërndaje

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Kaçaniku, Sefedin Luzha, ka njoftuar se më nuk do të jetë anëtar i LDK-së, pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Luzha ka thënë se ai se, së bashku me 100 votues, nga ky moment do ta përkrahin fuqishëm kryeministrin Kurti, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Ai e ka vlerësuar qeverinë në detyrë, si më të mirën që nga paslufta.

Postimi i tij i plotë në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Të dashur miq, duke parë ndodhitë e fundit në politikë në kohët e fundit dhe veprimet e Lidhjes Demokratike të Kosoves kryesisht të Isa Mustafës dhe “korporates” së tij në lidhje me mocionin e fundit ndaj Qeverisë së Kosovës e cila qeveri ishte më e mira që nga paslufta, ne si një ndër familjet më të mëdha në komunën e Kacanikut me se paku 100 votues nga sot e tutje më nuk jemi anëtar të LDK-së, edhe pse në zgjedhjet e fundit perkrahëm Vjosa Osmanin për kryeministre e jo ata që rrahin gjoks në emer të LDK-së e që realisht janë kryekeput pjesë e klanit “Pronto”, andaj nga ky moment do ta perkrahim fuqishëm Kryeministrin e Kosoves, z. Albin Kurti.