Kontestin politik pozitë opozitë mund ta zgjidh sovrani apo populli përmes zgjedhjeve të reja në Kosovë

Shpërndaje

Shkruan: Ejup Berisha

Të respektohet verdikti apo vendimi i qytetarëve votues pas kryerjes së aktit të votimit në zgjedhje qofshin ato parlamentare apo dhe lokale është akt shumë i rëndësishëm dhe shumë i rëndësishëm demokratik.Ndërsa respektimi njohja dhe dërgimi i uratave për fitoren e realizuar është akti më i pranuehëm dhe më kulmor i demokracisë bashkëkohore liberale.Fitoren e sigurojnë qytetarët votues që kanë të drejtë të votojnë në ditën kur mbahen zgjedhjet ndërsa pranimin e fitores e bëjnë forcat politke pjesmarrëse në zgjedhje që janë në opzitë apo dhe në pushtet.Në një shtet të vërtetë demokratik vendimi i qytetarve të cilët dalin në vendvotime dhe votojnë për një subjekt të caktuar politik apo për më tepèr subjekte që bashkohen në koalicione është vendimi më absolut dhe më i pastër demokratik prandaj atë duhet pranuar dhe pa aspak vështirësi duhet marrë guximin qè të urohet fitorja e realizuar nga subjektet kundërshtare. Dekadës së fundit në shtetet e Ballkanit forcat politike kanë filluar tia urojnë fitoren njëra tjetrës por vetëmse sa për sy e faqe formalisht dhe atë vetëmse para mediave ndërsa të njëjtat gjatë tërë kohës e kontestojnë fitoren e kundërshtatëve të tyre politik. Forcat kundërshtare bile thonë se e respektojnë verdiktin e sovranit që nënkupton vendimin e qytetarëve por këtë ata e thonë vetëmse formalisht ndërsa në fakt kjo nuk është shprehje e tyre e realtë apo e sincertë.Edhe në Republikën e Kosovës forcat humbëse të zgjedhjeve të fundit Parlamentare të njohura si pjesë përbërëse të koalicionit qeverisës PAN zgjedhje që u mbajtën në muajin tetor të vitit të kaluar ku fituan forcat e reja politike LVV dhe LDK ato ua uruan fitoren këtyre forcave të reja politike fituese por gjatë tërë kohës ato e kontestuan këtë fitore. Kjo pra nuk është gatishmëri për respektim por është një sulm ndaj verdiktit apo vendimit sovran dhe të shenjtë të qytetarëve votues ndërsa sulmi më i madh ndodhi 50 ditë më vonë me ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së re ku meqrast ai mocion u votua dhe Qeveria aktuale që tanimë është në detyrë u rrëzua. A nuk është kjo dyftyrsi e dëshmuar nga forcat politke opozitare të cilat nga njëra anë e uruan fitoren e forcave të reja politike dhe nga ana tjetër ditë për ditë e sulmonin dhe e kontestonin fitoren e tyre. Kësaj pra nuk i thonë demokraci por hipokrizi e tejdukshme.Ajo që ishte e pakumtimtë është fakti se Qeveria u rrëzua akoma pa i mbushur 100 ditët e para kohë në të cilën është joparimore dhe e pahijshme që të flitet pë veprimet e saj e lere më të rrezikohet seriozishtë egzistenca e saj me ngritjen e mekanizmit parlamentar që njihet si Mocion mosbesimi.Konsideroj se ngërqi apo kontesti aktual politik pozitë opozitë më së miri do të zgjidhej me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Republikën e Kosovës ku faktori kryesor qytetarët do të vendosnin dhe do të përcaktonin me votën e tyre se cilat forca janë në të drejtë ato të status quo-së apo këto që proklamuan frymën e re të ndryshimeve pozitive pplitike. A është pra sovrani qytetari le ti jepet edhe njëher e drejta apo gjasa që ky të vendosë në mënyrë meritore dhe të drejtë për kontestin në fjalë.