Kryeparlamentari turk bën thirrje për solidaritet kundër COVID-19

Shpërndaje

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop sot u bëri thirrje homologëve të tij të 44 vendeve aziatike të veprojnë në solidaritet kundër pandemisë së koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është përgjegjësi humanitare e të gjithë neve në këtë situatë kritike ndërkombëtare për të demonstruar solidaritetin tonë, ndjeshmërinë dhe gatishmërinë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të lënë mënjanë pengesat e çdo natyre, bilaterale ose multilaterale, të cilat na pengojnë të unifikohemi dhe në mënyrë koherente të heqim këtë kërcënim nga njerëzimi”, tha Şentop në një letër dërguar homologëve.

Në letër theksohet se “globi po dëshmon një numër të madh vdekjesh të shkaktuar nga ky vrasës shkatërrues në baza ditore pothuajse në çdo cep të botës”.

“Në këto rrethana të paprecedentë dhe kritike dëshiroj të shpreh solidaritetin tim të sinqertë me njerëzit dhe vendet në mbarë globin, veçanërisht për vendet aziatike, të cilat janë angazhuar intensivisht në luftën kundër COVID-19 dhe të shprehin gatishmërinë tonë për të shtrirë ndihmën e përulur në çdo mënyrë të mundshme për të mposhtur dhe kapërcyer sa më shpejt këtë të keqe të rrezikshme dhe shkatërruese”, thuhet në letër.

“Ndihem i obliguar, si kryetar i Asamblesë së Parlamentit Aziatik, t’iu bëj thirrje në këtë kohë shumë të rëndë kur koronavirusi është bërë një pandemi globale dhe krijoi sfidë të paparë si dhe të ndërlikuar duke kërcënuar shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në të gjithë botën”, shtoi ai.

Pasi u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, koronavirusi është përhapur në 200 vende dhe rajone të botës.

Numri global i vdekjeve nga virusi ka arritur në 47.000 me mbi 938.000 raste të konfirmuara dhe 194.000 të shëruar, njofton Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.