Lajcak edhe zyrtarisht emisar special i BE për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë

Shpërndaje

Ish shefi i diplomacisë sllovake Miroslav Lacak prej sot është edhe zyrtarisht emisari i posaçëm i BE për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet tjera të cilat kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, ka kumtuar Këshilli i Evropës. Është paraparë që mandati i tij në këtë funksion të zgjasë 12 muaj.

Siç pretendohet, detyra e Emisarit të posaçëm të BE do të jetë ta arrijë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në mes partnerëve në Ballkanin Perëndimor.

Shtohet se roli i tij do të jetë “të ndihmojë vendet e rajonit ta tejkalojnë trashëgiminë nga e kaluara dhe të kontribuojë në konsistencë dhe efikasitet të aktiviteteve të BE në këtë rajon”.

Miroslv Lajcakun për funksion të emisarit të posaçëm të BE për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë ka propozuar shefi i diplomacisë së BE Josep Borrell, në takimin e ministrave të jashtëm të BE në shkurt të këtij viti.