Lajmi i mirë nga ministria e Shëndetësisë: 15 të shëruar nga koronavirusi vetëm sot, 67 gjithsej

Shpërndaje

Lajmi i mirë që vjen nga ministria e Shëndetësisë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

Ndërsta në spitalin infektiv ndodhen 79 persona të shtruar, ndër ta 4 janë në gjendje të rëndë, njofton ministria e Shëndetësisë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluara për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.