Me masën 14.500 denarë mbështetje financiare mund të shpëtohen mijëra vende pune

Shpërndaje

Të gjithë të jemi realistë, t’i perceptojmë dhe prezantojmë punët siç janë me të vërtetë. Masa 14.500 denarë mbështetje për të punësuar mund të shpëtojë mijëra vende pune, porositi ministrja e Financave Nina Angellovska në një publikim në profilin e saj në Fejsbuk, pas reagimeve nga shoqatat dhe sindikatat sa i përket risive për shfrytëzimin e masës që ajo e prezantoi sot në konferencë për media.

“Prezantuam tri ndryshime kyçe në masën për mbështetje të punëdhënësve 14.500 për një të punësuar. Siç tregon edhe emri i vetë masës ajo është përpiluar që të japë mbështetje financiare për punëdhënësit për shkak të pagesës së pagave të punëtorëve. Me këtë masë iu ndihmohet punëtorëve, të vetëpunësuarve dhe punëdhënësve – të cilët krijojnë vende të punës dhe të gjithë bashkë kontribuojnë për rritje ekonomike dhe të cilat do të duhet të kalojnë këtë periudhë dhe të përgatiten për fazën e rimëkëmbjes. Ndërsa rimëkëmbje pa punëtorët nuk është e mundshme”, shkruan Angellovska.

Një nga ndryshimet, precizoi ministrja, ka të bëjë me firmat të cilat marrin mjete me kusht që t’i mbajnë të punësuarit në interes të vetë punëtorëve.

Ajo bën të ditura disa punë sa i përket asaj se çka domethënë ndryshimi i kushteve në praktikë.

“Firmat të cilat kanë lëshuar më shumë se sa limiti në mars, mund t’i kthejnë punëtorët të cilët i kanë larguar që të mund ta shfrytëzojnë masën. Në të kundërtën, nuk do ta shfrytëzojnë.

“Numri i të punësuarve të cilët duhet të mbahet ka të bëjë me të GJITHË punëtorët – edhe në kohë të pacaktuar edhe në kohë të caktuar. Krahasimi në numrin e të punësuarve bëhet sa i përket numrit të punësuarve nga marsi.

“Punëdhënësit kanë punëtorë të përkohshëm të cilëve iu skadojnë kontratat – dhe në kushte normale angazhimi i tyre i punës do të ndërpritej. Nëse nuk kanë nevojë dhe nuk mund ta mbajnë gjithsesi punëtori i cili me vetëdije ishte angazhuar për disa muaj ose në sezon ky fleksibilitet e adreson këtë pyetje.

“Nëse nuk ekziston ky fleksibilitet rreziku i largimit nga puna i një numri të madh të punëtorëve është më i madh në kushte nëse punëdhënësit nuk e shfrytëzojnë aspak masën. Domethënë stimulohen dhe mundësohet që kompanitë t’i mbajnë punëtorët të cilët do të ishin në rrezik që të humbin vendin e punës dhe në mënyrë shtesë të mund të paguajnë paga të rregullta dhe kushte të tilla ose të paktën paga dinjitoze.