Milaim Zeka reagon ndaj Gani Gecit: LDK-ja është pjellë e komunizmit

Shpërndaje

Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj Gani Gecit të LDK-së, që tha sot se Vetëvendosja dhe PDK-ja janë parti që rrjedhin nga LPK-ja.

Zeka ka shkruar në “Facebook” se LDK-ja është e regjistruar si parti në Beograd e se ka rrjedhur direkt nga Lidhje e Komunistëve të Jugosllavisë.

“LDK-ja është pjellë direkte e Lidhjes së Komunisteve të Jugosllavisë. E regjistrume midis Beogradit. Prej të parit e deri tek i mrami themelues të LDK-së kanë qenë komunistë të shokut Tito. Nëse atyre nuk u vjen marre për ketë orientim, pse me ju ardhë marre djemve dhe vajzave të LPK-së, që kanë qenë të orientuar kah shoku Enver”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.