Muki: “Sa është idiot Sulejman Rexhepi, aq është edhe Bujar Osmani”

Shpërndaje

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani i ka dalë në mbrojtje kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi, lidhur me deklaratën e tij se mund t’i thërrasë besimtarët të mos respektojnë rekomandimet qeveritare kundër koronavirusit dhe Maqedoninë ta bëjë Bangladesh.

“Nuk është kërcënim por është kërkesë për ndihmë, nuk duhet të bëjmë dramë sepse të gjithë janë të dëmtuar”, ka deklaruar Osmani duke komentuar qëndrimin e reisit Rexhepi.

Ndaj këtij qëndrimi të Osmanit, ka reaguar nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri.
“Sa është idiot dhe me të meta Sulejman Rexhepi, aq është edhe ky zëvendëskryeministri Bujar Osmani”, ka shkruar Zeqiri, duke shtuar: “Për BFI-në dhe BDI-në, para së gjithash dhe mbi të gjitha janë paratë edhe asgjë tjetër, e më së paku kujdesi për shëndetin e qytetarëve. Mrsh…”.