Në kërkim të berberit e parukerive, shqiptarët po qethen nga familjarët (Video)

Shpërndaje

Sallonet e bukurisë për gratë dhe për burrat janë në listën e bizneseve me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e koronavirusit.

Mbyllja e tyre u vendos që në momentin e parë të shtetrrethimit. Berberët shprehen se telefonatat e klientëve kanë qenë të shumta.

Por kujdesi për veten e tyre dhe të familjes ka bërë që të mos u përgjigjen kërkesave.

“Edhe na marrin njerëzit në telefon, do qethemi. Që kur ka dhënë urdhërin qeveria unë e kam mbyll dyqanin.”

“Telefonata ka pasur pothuajse përditë, ka hatërmbetje nga klientët”.

Ata thonë se u sugjerojnë qytetarëve të qethen në kushte shtëpie.

Sa i përket pagës së luftës ata shprehen u është aprovuar, por shuma është e pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha shërbimet ndaj familjes dhe biznesit.

“Pagën e luftës unë nuk e kam marrë akoma por 26 mijë lekë të reja është e papërfillshme”.

Por në këtë situatë, veç halleve të tyre, berberët qajnë dhe hallet e pamjeve të personave publik.

“Problemi ka qenë me njerëzit që janë publik si gazetarë”./oranews