Pas kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri, reagon nënkryetarja e LVV’së: Nga PAN- i te PLAN-i

Shpërndaje

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar pas letrës që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur te shefi i LVV’së, Albin Kurti të cilit i ka kërkuar një emër të ri që do të mandatohet për kryeministër.

Kollcaku ka shkruar në Facebook se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Ajo thotë se pastaj do të bëhet legalizim i i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës.