Pjesë e fatit të pafat

Shpërndaje

Shkruan: Egzona Muharremi

Fatin e Albin Kurtit e ndjen secili i ri. Pa përkrahje. Ose, pjesë e “politikës së padrejtë kosovare” ose jashtë saj.

E ndjejmë fatin e tij më lekurën e tonë, të gjithë ata nxënësit më të mirë të shkollave dhe të gjithë studentat, sidomos ata të 10-tshëve. Sepse, sot politika kosovare udhëhiqet nga akademikët servil dhe analfabetët.

Na ka ndodh shpesh, më iu ik nga rruga profesorëve, ne nxënësit e studentët e mirë. Sepse, ata shpresonin që ne do bënim ndryshim, do arrinim në “majët” e Kosovës, por na i mohuan, dhe këtë mohim na e benë njerëzit që thirrën në emër të luftës, plotë dy dekada. Nxjerrën kuadro edhe pa qenë kuadro. Na shkelën! U blenë diploma familjarëve të tyre dhe njerëzve që i përkrahin në dëmtimin e shtetit pa faturë, pos çmimit.

Ne iknim, jo se kishim ndryshuar në sjellje, por se nuk kishim përgjigje për pytjet e tyre. Ne kishim mbaruar studimet vite me parë dhe kishim ngelur në shtëpi.

Ne mbetëm vetëm shembull i mësimit dhe sjelljes. Kur u aktivizuam për t’i kundërshtuar, ne nuk gjetëm përkrahje.

Ne mbetëm anash, pa përkrahje nga askush.
Neve nuk na i vranë vetëm ëndërrat tona, neve na i vranë edhe ëndërrat e mësimdhënësve tanë.

E di që ata akoma ndjejnë dhimbje kur na takojnë në rrugë, siç ndjen dhimbje njeriu kur i këputet një bimë që e mbjell dhe pret fruta prej saj.

Ne, nxënësit shembullor dhe studentat e dhjetësheve, disa ikëm. Disa i sheh nëpër markete. Disave na e shfrytëzojnë shkrimin për tu shkruar bukur për popullin. Disave, që u kyqëm në polirtikë, i’a burgosën ëndërrat duke e njoftuar më realitetin. E di, që në mesin tonë, disa heshtën, u benë pjesëmarrës të “aktiviteteve” tuaja vjetore për shtimin e milionave. Disa ikëm, të sharë e duke ju sharë.

Ne u pajtuam me realitetin.

Ne asnjëherë nuk do dalim në skenë, derisa në emër të luftës, na cenohet liria.

Ne emër të patriotizimit na mohehet atdhetarizmi.

Ne emër të shkollimit, na shahet dijenia.

Dhe, ne prapë do ikim, prapë do nënvlerësojmë dijenin tonë nëpër mëshirën e fatit duke punuar në markete, ne prapë do e ndryshojmë rrugën kur na takojnë profesorët tanë. Sepse, vitetët kanë ikur por më to edhe koha e njerëzve të ditur. Ne mbetëm në gjirin e fatit të njerëzve pa fat.

Duke fajësuar gjithmonë ata që e udhëhiqen shtetin e që na mohuan të jepim kontibutin tonë për atdheun.