Predikuesi amerikan për COVID-19: Zoti po na dënon për martesat ‘gay’ dhe abortin

Shpërndaje

Që prej nisjes së epidemisë së rëndë të koronavirusit në SHBA, disa anëtarë të ekstremit të djathtë kristian kanë fajësuar anëtarët e komunitetit LGBTQ për përhapjen e COVID-19.

Predikuesi i njohur evangjelist Pat Robertson theksoi së fundmi këtë pikë, duke thënë se Zoti nuk do të ndaljë pandeminë deri sa njerëzit të “heqin dorë nga mënyrat e tyre të djallëzuara”, duke iu referuar homoseksualitetit dhe gjërave të tjera “të tmerrshme”.

Në një klip të publikuar nga mediat amerikane, tele-evangjelisti 90-vjecar pyetet nga publiku: “Si mund ta shërojë Zoti tokën dhe të falë mëkatet, kur aborti dhe martesate të njëjtit seks janë ligje, dhe shumë njerëz janë anti-Izrael?”

Robertson ishte dakord me pikat e ngritura nga folësi dhe u përgjigj:

“PO e vini gishtin mbi diçka shumë të rëndësishme. Ne nuk po bëjmë kthesë pas gjërave të tmerrshme që kemi bërë. Kemi shkelur marrveshjen me Zotin, e kemi dhunuar. Kemi marrë jetën e të pafajshmëve duke i shfarosur në miliona, fëmijë që ishin lindur në emër të Zotit … dhe ne vetë e lejuam këtë sëmundje të përhapet në të gjithë shoqërinë”, tha predikuesi i njohur, duke iu referuar homoseksualitetit dhe abortit./Top Channel