Qeveria merr vendim për shtesa në pagë për mësimdhënësit e mësimit online

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbjatur sot, ka marrë vendim që të të mbështeten me shtesa në pagë të gjithë ata që po përfshihen në mësimin në distancë apo mëismin online, raporton Zëri.info

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Vendimin për Pakon Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancë. Kjo pako përmban masat në vijim:

Mësimdhënësit të cilët do të përfshihen drejtpërdrejt në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimore për klasat 1-9, të ju sigurohen shtesa mbi pagën;

Personeli i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë, Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren dhe personeli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që është i përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë, të ju sigurohet shtesë mbi pagë.

-Shtesë mbi pagë edhe për personelin civil të Drejtorive Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe në atë të Prizrenit.

Shuma e shtesës mbi pagë është nga 150 euro deri në 300 euro në muaj, për muajt mars, prill dhe maj 2020 dhe do të realizohet në bazë të kritereve dhe kategorizimit të nivelit të angazhimit që do t’i përcaktojë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit