Sondazhi NDI: LSDM-BESA sigurojnë mbi 61 mandate

Shpërndaje

Koalicioni LSDM-BESA del fitues i zgjedhjeve në hulumtimin më të ri të realizuar nga Instituti amerikan NDI që është shpallur në faqen e tyre zyrtare. Ky koalicion bashkërisht ka për 5 pikë rejting më të lartë se koalicioni i drejtuar nga VMRO-DPMNE.

Edhe ndaras, si parti e vetme, LSDM është në epërsi me gjithsej 22.9 pikë para partisë opozitare maqedonase e cila ka 19.6 pikë në pyetjen “Nëse do të mbaheshin zgjedhjet sot, për cilën parti do të votonit?

Në hulumtim janë përfshirë gjithsej 1212 të anketuar dhe është realizuar në periudhën 26.02.2020-05.03.2020.