Rama: Të bllokuarit në Kapshticë të kthehen pas

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u dha përgjigje kërkesës së qytetarëve që prej disa ditësh qëndrojnë në pikën kufitare të Kapshticës ku po u ndalohet hyrja. Rama tha se ata janë rezidentë në Greqi ndaj hyrja e tyre në vendin tonë është e ndaluar.

Duke nisur nga kjo e hënë në pikat kufitare me Greqinë nuk do të lejohet të kalojë asnjë shtetas shqiptare që figuron që është resident në shtetin fqinj. Ndërkohë të tjerët që kanë një arsye e vlefshme për t’u kthyer për 14 ditë do të karantinohen në hotele afër pikave kufitare duke i mbuluar vetë të gjitha shpenzimet.

Kryeministri e sheh si të vetmen zgjidhje në këtë situate ku çdokush është një burim potencial infektimi nga koronavirusi.

Ndaj i jep përgjigje dhe ish-kryeministrit Berisha që sipas tij po e përdor këtë situatë për të bërë politikë.

Rama bëri publike dhe projeksionet që ishte hartuar në fillim të marsit kur u shënuan dhe rastet e para dhe në vendin tonë dhe për fat të mirë të dhënat aktuale janë larg këtyre parashikime.

Por Rama e sheh qytetin e Shkodrës ku përhapja ka qenë e madhe ditët e fundit, si një bombë me sahat. Dhe kërkon nga qytetarët, por dhe pushteti lokal aty të respektojnë masat.

Kryeministri ka zbuluar dhe disa nga lehtësimet që pritet të bëhen në ditët në vijim sa i takon lëvizjes së qytetarëve, por dhe bizneseve. Por sipas tij ata do të shënohen me sanksione shumë të forta për shkelësit e tyre deri në burg.

Në mbledhjen e kësaj të hënë qeveria ka miratuar dhe vendimin për shpërndarjen e pagave të luftës siç e quan Rama për 9500 punonjësit e parë që përfitojnë.

Ndërsa në skemë do të përfshihen brenda 15 Prillit dhe bizneset e vogla qe edhe pse janë të hapura nuk kanë punë. Mesazh ka për Lulzim Bashën.