Shkencëtarja australiane: Vaksina kundër Covid-19 mund të mos zbulohet kurrë, na duhet plani B

Shpërndaje

Një shkencëtare australiane, e cila po merret me hulumtim shkencor për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, ka paralajmëruar se një zbulim i tillë mund të mos dalë në dritë kurrë.

Shkencëtarja Jane Halton tha se zyrtarët shëndetësorë kanë nevojë urgjente për një plan B për t’i dhënë fund pandemisë, shkruan “Daily Mail”.

Ajo paralajmëroi se është e pabesueshme që vaksina kundër koronavirusit të jetë e gatshme në fillim të vitit të ardhshëm, duke kërkuar që të mos krijohen pritje joreale. Halton gjithashtu e përmendi faktin se kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë vaksinë e suksesshme kundër llojeve të tjera të koronaviruseve.

Zonja Haton më parë ka shërbyer si udhëheqëse e bordit ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe presidente e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

Ajo tash është duke e udhëhequr Koalicionin për Inovacione Përgatitëve ndaj Pandemive, i cili përkrahet nga miliarderi amerikan, Bill Gates.

Disa shtete janë duke bërë përpjekje të mëdha për zbulimin e një vaksine kundër virusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur mbi 102 mijë njerëz në mbarë botën.