“Spiderman” gëzon fëmijët në izolim (Foto)

Shpërndaje

Qyteti Stockport, në veri të Anglisë, ka heroin e ri, një Spiderman lokal, i cili po i argëton fëmijët, të cilët po qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpi shkaku i përhapjes së koronavirusit, njofton Reuters.

Jason Baird 34-vjeçar, mësues i arteve marciale u uniformua sikur heroi i Marvelit dhe nisi të bëjë akrobacione nëpër rrugë, ndërkohë që shumë fëmijë e përcjellin nga dritaret e shtëpive.

Baird, që la New-Yorkun për Stockportin e njohur për prodhim të kapelave, të mërkurën u ndal edhe në një shkollë fillore, duke bërë qëndrimin ikonik të Spidermanit.

Ai u pa të pozonte edhe me policët në rrugë.